Lajme

Haradinaj: Çështja e demarkacionit është e mbyllur

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e radhës së Kuvendit.

Ai ka thënë se pas tërheqjes nga rendi i ditës çështja e demarkacionit në Kuvend, nuk kanë arsyeje që të mungojnë në seanca, ku sipas tij numri i votave është rritur që i thonë jo demarkacionit.

“Seancën e radhës do të marrim pjesë sepse është rritur numri i votave që i thonë jo demarkacionit. Opozita është e vendosur dhe dihet që përgjigja e deputetëve të opozitës është jo sa i përket demarkacionit”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj priti në takim Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. /zëri/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*