Lajme

Haraçija: Thaçi e krijoi VV-në po i ka dalë doresh, Kurti vazhdimisht e quante Rugovën spiun

Ish-ministri i Kulturës si anëtar i LDK-së, Astrit Haraçija, duke i komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, se rajoni mund të përfshihet në luftë, ka theksuar se ato janë deklarata vetëm të tijat.

Sipas tij, deputeti i VV-së, Albin Kurti dhe “banda e tij” nuk kanë hezituar ta quajnë Ibrahim Rugovën spiun., duke shtuar se VV-ja është krijim i Hashim Thaçit.

“Mua po më dhimbset populli që po e paguan këtë hesap. Krijimi i VV-së është krijim I Thaçit. Po edhe atij i kanë dalë prej doresh. Kur kam folur për këtë temë para pesë vitesh kanë qeshur me mua”, ka theksuar Haraçija.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*