Lajme

Hapet panairi i Unioni i Shoqatave të Fermerëve të regjionit të Mitrovicës

Unionit të Shoqatave të Fermerëve të Regjionit të Mitrovicës i udhëhequr nga Naser Bajraktari, ka bërë hapjen e panairit tashmë tradicional Regjional të Bujqësisë Mitrovica 2016.

Në këtë panair ku përveç Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të pranishëm ishin përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare si dhe konsumator, ka mbledhur rreth vete fermerë të zellshëm që me punë e përkushtim të sinqertë kanë kontribuar në mirëqenie të shoqërisë sonë, duke ofruar prodhime vendore, të kualitetit më të lartë bio.

“Fermerët e Regjionit të Mitrovicës përmes këtij panairi, edhe sivjet do të servojnë prodhimet e veta për dy ditë resht për të gjithë konsumatorët dhe interesuarit e tjerë. Prodhimtaria fisnike bio e trevave tona te cilat njohin vetëm cilësinë dhe kualitetin e produkteve”, tha Bajraktari.

Ai në hapje të panairit tha se USHFRM ka fatin dhe kënaqësinë e veçantë që të bashkëpunojë me shumë organizata dhe donatorë të cilët e kanë shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar që organizimi i këtij panairi të bëhet në mënyrë shumë më profesionale.

Me këtë rast ai një falënderim të veçantë ka shprehur për Komunën e Mitrovicës, i cili ka mbështetur UShFRM financiarisht në organizimin e këtij panairi, Kuvendin Komunal te Skenderajt ,Vushtrrisë, OJQ “IADK ‘ si dhe AZhRN për kontributin e dhënë në mbështetjen e këtij panairi, gjithashtu Agjencionin Financiar të Kosovës AFK për mbështetjen Financiare, si dhe sponsorin tonë medial TV MITROVICA.

Ai falënderoi edhe fermerët dhe gratë prezentë në panair, pa të cilët e gjithë puna jonë do të ishte e kotë.

“Të nderuar, urojë që këto dy ditë të jenë ditë ku qytetari i Mitrovicës do gjejë kualitetin e të ushqyerit të shëndetshëm, dhe të vazhdojnë me një traditë të tillë edhe në ditët në vijim. Gjithashtu uroj që këto dy ditë të shërbejnë si motiv për të gjithë në dhe konsumatorët që prodhimet vendore duhet të zënë vendin kryesor në sofrat tona”, tha Bajraktari.

Panairi do jetë i hapur edhe nesër. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*