Kulturë

Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka

Me 23 nëntor 2017, në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka.

“Pikturat e artistes së re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, dhe shtrihen mbi një spektër të gjerë dhe të kontrollueshëm nga talenti i saj. Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, e parritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive…”, shprehet Kuratori i kësaj ekspozite z. Ilir Muharremi

Ky projekt financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës. Ekspozita “Ndërmjet pamundurës dhe paarritshmes” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë. /Kosova.info/

Komentoni