Lajme

Hani molla!

“Një mollë në ditë , mban mjekun larg”, është kjo një shprehje të cilën jemi mësuar shumë shpesh ta dëgjojmë.

Sipas një zbulimi që kanë bërë shkencëtarët gjatë një eksperimenti së fundmi është mësuar se lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit, duke u bërë shkak për një përmirësim të ndjeshëm të kapaciteteve memorike.

Pra me fjalë të tjera molla jo vetëm që përmirëson ndjeshëm kujtesën por është edhe një përbërës mjaft i mirë për sa i përket edhe organizmit.

Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë.

Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*