Sport

Handanoviç gati për derbin dhe rinovimin me Interin

Samir Handanovic gati për derbin e Madoninës. Gardiani i Interit ka folur në lidhje me super sfidën e fundjavës atë kundër Milanit. Slloveni është shprehur se ekipi ka vetëm një objektiv, të fitojë dhe një gjë e tillë është e arritshme pasi skuadra po kalon një moment të mirë. Handanovic gjithashtu shtoi se Inter ka arritur të bëjë hapa para gjatë këtyre muajve, por thekson se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi kampionati është i gjatë.

“Derbi është një nder takimet më speciale. Gjatë këtyre muajve kemi çuar përpara, por ende nuk kemi arritur asgjë. Ka vend për përmirësim. Ndaj Milanit duhet të bëjmë kujdes, pasi kanë formuar një skuadër me element cilësorë që mund të ndëshkojnë në çdo moment. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të japim maksimumin nëse duam të fitojmë përballë tyre. Jemi më një skuadër me e fortë në krahasim nga sezoni i kaluar, këtë e them jo vetëm për shkak të renditjes por edhe për mënyrën se si luajmë.

Më pas gardiani zikaltër foli për teknikun Spalleti, por edhe për të ardhmen e tij. Dëshira e tij është të luajë deri në moshën 40-vjecare, ndërsa për trajnerin u shpreh se i ka dhënë një tjetër imazh skuadrës dhe se është njeriu i duhur për të çuar interin përpara.

“Spalleti është trajner fantastik. Po bën një punë shumë të mirë me të gjithë ne. Performanca e Interit në këto javë të para në kampionat sigurisht që është merita e tij. Personalisht dëshiroj të luaj deri në moshën 40-vjecare, ku dhe se tek kush ekip, kjo mbetet për tu parë. Ky është objektivi im personal.

Drejtuesit e Interit po përgatisin rinovimin e kontratës për Sllovenin që do të zgjasë deri më 2021.

Pritet që në ditët në vazhdim palët të ulem për të biseduar si dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët. /ss/

Komentoni