Kosova

Han- Vuçiqit: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për BE

Komisionari për zgjerim në BE, Johanes Hahn, deklaroi në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën ndikon direkt në përparimin e Serbisë në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Zgjerimi bazohet në shërbimet që kryen çdo kandidat, ju mbani çelësin e derës së BE-së, por BE duhet të shohë normalilizimin e qëndrueshëm të raporteve mes Prishtinës e Beogradit, para hyrjes në BE”, kështu deklaroi komisioneri Hahn në ligjëratën e tij -“BE-Serbia: Partneriteti strategjik për të ardhmen” para anëtarëve të Konventës Kombëtare për BE dhe të ambasadorëve të vendeve anëtare, njoftojnë mediat serbe.

Hahn deklaroi se nuk ka ardhur në Beograd që t’ju tregojë liderëve të Kosovës e Serbisë se si të mbajnë dialogun mes tyre, as t’ju ofrojë zgjidhje përfundimtare.

“Duhet vlerësuar si shans historik mbajtjen e dialogut për gjetjen e zgjidhjes përfundimntare të çështjes, që gjithë rajoni ka vuajtur gjatë për këtë”, deklaroi Hahn në ligjëratën e tij, në Beograd, transmeton RTK.

Ai më tutje theksoi se pajtmi nuk do të thotë mohim i fakteve, as ndërrimi i faqes, por nxjerrje mësimi nga historia për një të ardhme më të mirë, që, për ta bërë këtë, duhet vizion, guxim, ndjenjë për realitetin.

Ai veç tjerash përmedni edhe kushtet tjera që duhen kryer e që janë: lufta ndaj krimit të organizuar, sundimi i ligjit, por edhe çelësi tjetër e që është çështja e Kosovës, normalizimi me të cilën është çështje që ndikon në përparimin e mëtejmë drejt BE-së”, deklaroi Hahn.

Komentoni