Ekonomi

Hamza e la BQK-në duke shkelur ligjin

Me shkelje ligjore e ka nisur detyrën ministri i Financave në Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Bedri Hamza ka shkelur Ligjin për Bankën Qendrore, sipas të cilit, ai është dashur të japë dorëheqje së paku 3 muaj më herët nga kjo pozitë, e këtë Hamza e ka bërë tek një ditë pasi është zgjedhur ministër i Financave nga radhët e PDK-së.

KTV-ja ka pyetur BQK-në për këtë por në një përgjigje me shkrim është thënë se nuk ka pasur asnjë shkelje, as individuale e as nga BQK-ja.

Arton Demhasaj, nga organizata antikorrupsion “Çohu”, thotë se ndikimi i politikës në institucione të pavarura është shqetësues. Sipas tij, është e qartë se ministri Hamza e ka shkelur ligjin.

KohaVisioni ka pyetur për këtë edhe Ministrinë e Financave, të cilën e udhëheq Bedri Hamza, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Komentoni