Lajme

Haliti: Sulmi ndaj RTK-së, akt i shëmtuar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm ndaj RTK-së.

Ai e quajti akt të shëmtuar dhe sulm kundër fjalës së lirë dhe mediave të lira.

“Sulmi i mbrëmshëm ndaj RTK-së, është akt i shëmtuar, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe mediave të lira. Ftoj organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë akt, kurse autorët të marrin dënimin e merituar, konform ligjeve në Kosovë”, shkruan Haliti në Facebook. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*