Kosova

Haliti: Nëse demarkacioni nuk kalon këtë vit, shtyhet liberalizimi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim foli për procesin e liberalizimit të vizave, ku  tha se Kosova nuk është në ditë të mira sa i përket liberalizimit të vizave.

Haliti dhe deputetët tjerë të Komisionit për Integrime Evropiane kanë qenë në Bruksel ku janë takuar me përfaqësues të BE-së Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek.

Sipas Halitit këtyre dy përfaqësuesve të BE-së u ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që i ka pas nga Bashkimi Evropian për liberalizim.

“Çështja kryesore që ka mbet është nënshkrimi i marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Haliti.

Haliti tha se nëse liberalizimi nuk bëhet së shpejti kjo çështje do të ngec edhe për shumë kohë pasi që në BE dot ë ndodhin zgjedhje të reja dhe Kosova nuk është në pozitë të njëjtë.

Por deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi tha se nuk qëndron fakti se është vetëm një kriter, por janë dy.

“Është demarkacioni si proces jo vendimi për demarkacionin. Kriteri kryesor është ai i luftimit të korrupsionit për çka është thënë se nëse nuk përmbushet nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe pikërisht për shkak se nuk po kemi luftim të këtij fenomeni ne e kemi humbur edhe përkrahjen e shumë shteteve gjë që është keq për Kosovën”, tha Kadaj-Bujupi.

Takimi i dytë i Komisionit për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë  do të mbahet më 23-24 nëntor në Bruksel.

Komentoni