Kosova

Haliti: Koalicioni s’i ka votat për demarkacionin

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Në një intervistë për RTK-në, ai tha se mos votimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën.

Sipas tij këtu duhet një ndërhyrje e bashkësisë ndërkombëtare pasi që siç ka thënë Haliti “Mali i Zi është në  NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n”.

Komentoni