Kosova

Haliti: Demarkacioni duhet të ratifikohet me konsensus të gjerë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nuk është shumë i sigurt se si është arritur demarkacioni me Malin e Zi.

Ai pret që deri në ratifikimin e kësaj marrëveshje ekspertët e kësaj fushe të sqarojnë nëse ky proces është bërë në përputhje me dokumentet e pretenduara nga komisioni shtetëror për demarkacion.

Në intervistën për “Epoka e Re”, Haliti ka bërë me dije se do të ishte mirë që kjo marrëveshje të ratifikohej me konsensus të grupeve parlamentare dhe jo vetëm me dy të tretat e votave.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, sipas Halitit, kjo çështje do të mbetej një betejë për fushatën e ardhshme elektorale.

“Personalisht nuk do të kisha dëshirë që demarkacioni të miratohej me 80 vota. Do të ishte mirë që demarkacioni të miratohen me konsensus nga të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë Haliti.

Komentoni