Kosova

Halimi: VV ka krijuar kauza për të mbuluar problemet e saj të brendshme

Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, duke komentuar zhvillimet aktuale në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se ky subjekt politik ka krijuar kauza për të mbuluar problemet e brendshme të saj.

Halimi, në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se “ekziston një parti në Kosovë, ku në prani të koordinatorëve të qendrave të VV-së thuhet se nëse është nevoja duhet edhe të derdhet gjaku të jepet jeta në demonstrata”.

“VV është një parti e cila ka ngre shumë kauza, për cilat nuk e dimë nëse janë të vërteta ose jo.  Kam një bindje që ato kauza, siç është demarkacioni… Me to kanë dashtë me shpërqendru vëmendjen se çfarë po ndodhë brenda Lëvizjes”, ka thënë Halimi.

Komentoni