Rajoni

Halimi: Përzgjedhja e Arifit ishte paralajmëruar nga Vuçiq

Në emisionin “Imazh”, në RTK, Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik ka thënë se ardhja e Shqiprim Arifit në krye të organit të përkohshëm është një ndërhyrje e paralajmëruar dhe direkte nga Beogradi.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucçiq e kishte paralajmëruar përzgjedhjen e Shqiprim Arifit në krye të Organit të Përkohshëm.

Kështu ka thënë në emisionin “Imazh” në RTK, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi.

Ai ka thënë se Alternativa, e cila tashmë udhëheq me organin e përkohshëm të Preshevës, kishte vetëm 11 këshilltarë, derisa sipas tij, 1 këshilltarë e blenë përmes një posti.

Halimi ka thënë se në organin e përkohshëm, u emërua kryesues Arifi, derisa aty u fut edhe një anëtar i partisë së Arifit dhe edhe pse serbët nuk kishin fituar asnjë vend përfaqësimi në Kuvendin e Preshevës, një anëtar u emërua edhe nga partia SNS e cila udhëhiqet nga Vuçiqi.

Ai ka thënë se organi i përkohshëm në Preshevë është bërë me ndërhyrje direkte nga Beogradi.

Dhe për shkak të mos përfaqësimit korrekt në këtë organ partia e Halimit e ka bojkotuar atë.

Ai ka thënë se akuzat për korrupsion që i janë adresuar nga udhëheqësi aktual i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi janë të pabaza, pasi vet Halimi ka deklaruar se tash e disa vite nuk punon në organe ekzekutive.

“Ne kemi qeverisë me PDSH një kohë të gjatë dhe nuk kemi pasur asnjë qasje në prokurim që lidhet me korrupsion”, ka thënë ndër të tjera Halimi.

Komentoni