Kosova

Haki Abazi Dardan Molliqajt: “Kur e kam luftu Klanin Pronto, ti je fotografu me Thaçin”

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe analistit politik, Haki Abazi.

Molliqaj i ka thënë Abazit se është bërë me PDK-në e LDK-në vetëm e vetëm që ta rrëzojnë Shpend Ahmetin, por që sipas tij, ka humbur.

Madje, Molliqaj i ka thënë Abazit se ka luajtur ulët, madje duke goditur edhe “nën brezë”.

Pas kësaj ka reaguar Abazi, i cili ka thënë se Shpend Ahmeti ka dështuar.

“Me majt Prishtinën me kanxha e kifle, është amnezi. Prishtina nuk mbahet me kësi gjërash dhe me viktimizim”, ka thënë Abazi.

“E kam mbështet shpendin më 2013, por asnjë standard nuk e ka arritur deri më tani në qeverisje. Me ta pru një aparat me ta shtyp certifikata të lindjes, nuk është standard”, ka thënë Abazi.

Abazi i tha Molliqajt se ai kur ai e ka luftuar Klanin Pronto dhe Hashim Thaçin, “ju keni bërë fotografi me Hashim Thaçin”, ka thënë Abazi.

Në një moment, Abazi i ka thënë Molliqajt se është shndërruar në nivel të Adem Grabovcit, duke e përmendur videon ku VV nën petkun e një organizatë joqeveritare, ka manipuluar me qytetarët për votimet.

Komentoni