Lajme

Hajvalia, në ethe pret debutimin në “Champions”

Futbollistët e Hajvalisë të martën pasdite po stërviteshin në fushën ndihmëse të stadiumit në Kizhnicë. Ata po bënin përgatitjet e fundit për edicionin 2016/2017 që ka nisur të premten.

Fushën kryesore të stadiumit ua kishin lënë në dispozicion futbollisteve të Hajvalisë, meqë më 23 gusht ato do të debutojnë në eliminatore për Ligën e Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Para se të fillonin stërvitjen, futbollistet e Hajvalisë bënë fotografi me fanellat me të cilat do të paraqiten në kuadër të eliminatoreve për “Champions”.

“E kemi merituar, por pasi ekipin e djemve si nënkampion të Kosovës nuk e lejuan të luajë në arenën ndërkombëtare, neve na humbën shpresat krejt. Megjithatë e bëmë një kërkesë dhe fati deshi që na pranuan dhe tashmë jemi në kualifikime për Ligën e Kampionëve”, thotë drejtori gjeneral i Hajvalisë, Xhavit Pacolli.

Pacolli nuk kishte pritur se pikërisht me femrat do të debutojnë në arenën ndërkombëtare. Ai thotë se shpresat kanë qenë që ekipi i meshkujve të dalë kampion dhe të marrë pjesë në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*