Video

Hajnat që sulmuan adoleshentin, ndalen nga postierët që ishin afër (Video)

Adoleshenti që po dilte nga një bankë e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, nuk e kishte idenë se prapa tij ndodheshin dy hajna të maskuar të gatshëm për ta sulmuar.

Por, plani i sulmuesve nuk shkoi si duhet, pasi në afërsi ndodheshin pesë postierë nga një kompani e dërgesave të shpejta, transmeton Telegrafi.

Në momentin që po largoheshin, keqbërësit kanë mundur ta pësojnë keq pasi gati u shtypën nga vetura e cila po i priste.

“Hajna të dobët, që nuk e llogaritën mirë terrenin”, si dhe “nganjëherë heronj janë edhe postierët, jo vetëm forcat e rendit”, janë dy nga komentet që kanë marrë më shumti pëlqime.

Komentoni