Kuriozitet

Hajn i veçantë, vodhi rrobat e të vdekurëve në morg (Video)

Policia në Kentucky të Shteteve të Bashkuara është vënë në kërkim të një hajni të çuditshëm, që ka vjedhur rrobat nga të vdekurit.

Burri, që besohet të ketë qenë i dehur, ka qëndruar për disa orë në morg, ku ka kërkuar për pije dhe ushqim në kuzhinë, ndërsa më pas ka fjetur në karrige, transmeton Telegrafi.

“Është morbid dhe shqetësues, nuk di si ta shpjegoj ndryshe këtë njëri”, kanë thënë një zyrtar policor lidhur me rastin.

Përmes pamjeve të publikuara në internet po kërkohet të identifikohet njeriu, që ka shqetësuar në masë të madhe banorët e zonës.

Komentoni