Bota

Hagë: Shkatërrimi i një zone historike trajtohet si krim lufte

Në Tribunalin e Hagës pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër një militanti islamist rreth shkatërrimit të një zone të shenjtë në Timbuktu të Malit në vitin 2012 kur në këtë vend kishte filluar konflikt i armatosur.

Ky është procesi i parë që mbahet për shkatërrimin e një zone të trashëgimisë historike kulturore duke u konsideruar si krim lufte.

Ahmad al-Faqi al-Mahdi gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në muajin mars kishte thënë se ai do të deklarohet fajtor me gjithë rrezikun se mund të dënohet deri me 30 vjet burg.

Grupi rebel i Mahdisë akuzohet se ka shkatërruar nëntë mauzole dhe derën e një xhamie.

Shumica e tyre datojnë nga epoka e artë e shekullit të 14-të derisa janë konsideruar edhe si qendër e sufizmit islam.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë një javë.

Komentoni