ShowBiz

Habit Enca, këndon për herë të parë në versionin akustik (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca ka treguar për të gjithë se mund të këndojë projektin e saj muzikor ‘Ciao’ edhe në versionin akustik.

Në një ambient të mbyllur, ajo ka regjistruar këngën live, e shoqëruar nga kitaristi Phil Merk.

Enca kishte lajmëruar edhe përpara se do ta sjellë diçka të re, por askujt nuk ia merrte mendja se do i vërtetonte të gjithëve që dyshojnë për zërin e saj.

Ciao erdhi para disa muajsh dhe arriti të marrë menjëherë pëlqimin e publikut duke u bërë suksesi i radhës për të.

Komentoni