ShowBiz

Gylseren, 41 vjeç dhe duket mahnitëse (Foto)

Aktorja turke Nurgül Yeşilçay, e njohur në Shqipëri për rolin e Gylseren në “Fate të kryqëzuara”, pavarësisht se është 41 vjeç duke e përsosur.

Ylli i kinematografisë turke njihet për bukurinë e saj dhe rolet e shumta në filma, një prej të cilëve është në filmin “The Edge of Heaven” që fitoi çmimin për skenarin më të mirë në Kanë në 2007. Pas Kanës aktorja mori shumë oferta në Francë por për shkak të djalit të vogël vendosi të qëndrojë në Turqi.

Ajo ka përfunduar Akademinë e Arteve Dramatike në Universitetin Shtetëror të Anadollit në Eskisehir. Nurgül ka luajtur në disa role të mëdha teatrore të tilla si Ophelia në “Hamlet” dhe rolin e Blanche DuBois në “A Streetcar Named Desire.”                       

Komentoni