ShowBiz

Gwen Stefani me një dhuratë të veçantë për fansat me rastin e festave të fundvitit

Duket që vitit 2017 ka qenë vit i kaluar në frymën festive të festave të fundvitit për këngëtaren Gwen Stefani. Ajo ka përzgjedh t’ja bëj vetes Krishtlindje çdo ditë, shkruan Kosova.info.

Ka 12 muaj që Gwen Stefani është duke punuar në albumin e saj festiv. Në mesin e këngëve në këtë album, do të gjeni edhe hitet e moçme si “Let It Snow” e “Santa Baby”.

Sipas saj, inspirimin për këngë festive ajo e kishte gjetur përderisa ishte me pushime në fermën e të dashurit të saj, këngëtarit Blake Shelton, në Oklahoma. Ky i fundit është përzgjedhur si Mashkulli më seksi për vitin 2017 nga revista e famshme People’s.

“Jam lënduar dhe kam shkruar këngë për këtë në incizimet e mia të tjera. Mirëpo kjo ishte e thjeshtë dhe shumë qejf” është shprehur Stefani rreth këngës “Christmas Eve”. /Kosova.info/

Komentoni