LifeStyle

Gucci konfirmon se zyrat e saj u bastisën për dyshimin e evazionit fiskal

Shtëpia e modës Prada dhe Dolce & Gabbana janë duke u përballur me hetimin pasi autoritetet tatimore kërkojnë të rimarrin më shumë se 1 miliard euro, raporton Kosova.info

Shtëpia italiane e modës Gucci ka konfirmuar se zyrat e saj në Milano dhe Firence u bastisën javën e kaluar mbi dyshimin e evazionit fiskal.

Kompania, e cila është në pronësi të grupit luksoz francez Kering, u detyrua të lëshojë një deklaratë pasi gazeta italiane La Stampa njoftoi të shtunën se policia kishte kaluar tri ditë duke kërkuar zyrat, duke përfshirë selinë e saj të re në Milano, për dëshmi në dyshimet që taksat në fitimet e bëra nga shitjet në Itali u deklaruan në regjimin më të favorshëm tatimor të Zvicrës.

“Kompania ka një strukturë komplekse të grupit, në të cilën markat tregtare,honoraret dhe shumë kosto të tjera paguhen jashtë vendit,” tha Angelo Cremonese, një profesor i ekonomisë dhe financave në Universitetin Luiss të Romës. /Kosova.info/

Komentoni