KosovaToplajm

GSJP: Janë përmbushur vetëm 27% e obligimeve që dalin nga MSA-ja

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka vlerësuar se institucionet e Kosovës nuk kanë pa përmbushur shumë obligime që kanë marrë pas nënshkrimit të MSA-së.

Sipas një hulumtimi të bërë nga GSJP-ja vetëm 27 për qind e obligimeve janë përmbushur nga janari i këtij viti, kur edhe ka hyrë në fuqi MSA e deri në qershor.

“Nga vlerësimi total që ne i kemi bërë Planit Kombëtar të Zbatimit për MSA-në për gjatë mujorin e parë kanë qenë të caktuar 158 veprime për tu ndërmarr, janë realizuar vetëm 44 veprime, pra vetëm 1/3 e totalit apo 27 përqind e totalit të arriturave”.

“Asnjë nga institucionet nuk merr përgjegjësinë për mos kryerjen e këtyre veprimeve”, ka thënë Merja.

Ajo ka thënë se me ritmin që po ecët në kryerjen e këtyre obligimeve deri tani, MSA do të kërkojë shumë kohë për tu zbatuar.

Albana Merja ka vlerësuar së në këtë drejtim mungon bashkëpunimi mes institucioneve

GSP ka rekomanduar që institucionet ti kenë prioritet të gjitha obligimet që kanë dhe ti hartojnë ligjet që kanë të bëjnë sidomos ato me zhvillimin ekonomik.

Komentoni