Lajme

Grupi i nxënësve nga Gjermania fiton në kuizin “Ti je pjesë e atdheut”

Organizuar nga Ministria e Diasporës, në Prishtinë u mbajt finalja e kuisit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjën pyetjeve nga lëndët gjuhë e letërsi shqipe, kulturë , histori dhe gjeografi.

Përmes këtij kuisi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë me vullnet dhe pa u lodhur.

Nga kjo garë, fitues doli grupi i nxënësve të shkollës shqipe nga Gjermania.

Finalja e kuisit u përshkua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili, pasi u uroi suksese nxënësve garues, i përshëndeti mësuesit nga diaspora, duke thënë: “Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e në shumë shtete të botës. Dhe ne si ministri po bëjmë përpjekje që aq sa kemi mundësi, duke i inkuadruar edhe institucionet e tjera si të Kosovës, po ashtu edhe ato të Shqipërisë, t’u qëndrojmë gjithnjë më afër mësuesve, t’u qëndrojmë më afër shkollave shqipe”.

 Në fund, pjesë marrësve të kuisit “Ti je pjesë e atdheut” iu dhanë nga një libër. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*