ShowBiz

Grimerja Suzana Halili arrin edhe një sukses të madh në Amerikë

Shqiptarët te shtrirë në çdo cep të jetës në Amerikë, duket se nuk kanë të ndalur ne arritjet e tyre.

Një ndër to është edhe Suzana Hallili ka korrur suksesin e radhës me punën e saj disa vjeçare si grimere.

Ajo përkujdeset për dukjen e shumë artistëve me famë botërore dhe punë ka bërë që të shpërblehet.

Artistja ishte nominuar për të marrë një çmim më 6 Shkurt, i cili nuk ka kategori të veçantë.

“Unlabelled Awards më ka ftuar që të pranoj çmimin “Mirror Image Beauty Award”, ka shkruar me kvtë rast Halili në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se vite më parë asaj i ishte besuar kurimi i imazhit te nëntë miliardereve femra, amerikane, te cilat kane zënë vend ne kopertinën e numrit te fundit te revistës prestigjioze Forbes.

Ne duart e saj kanë kaluar edhe shumë yje të mëdha botërore të muzikës dhe kinematografisë amerikane.

Komentoni