Kosova

Greiçevci i kundërpërgjigjet ambasadës ruse në Kanada

Vizita e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Kanada ditë më parë dhe ato që tha në Otavë, nuk janë mirëpritur nga Ambasada e Rusisë në këtë vend.

“Pas vizitës së fundit të Thaçit në Otavë dhe komenteve të tij anti-ruse para mediave kanadeze duam të shfrytëzojmë rastin t’ia kujtojmë secilit që Kosova është Serbi”, ka shkruar në faqen zyrtare të ambasadës ruse në Twitter.

Kjo ka nxitur reagimin e ambasadorit të Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci i cili është kundërpërgjigjur në të njëjtën formë, njofton Klan Kosova.

“Duam të shfrytëzojmë rastin t’ia kujtojmë secilit që Kosova është e pavarur dhe se Krimea është Ukrainë”, ka shkruar Greiçevci në llogarinë e tij.

 

Komentoni