KosovaToplajm

Gratë dominojnë mediat në Kosovë

Inspektorati i Punës ka publikuar të dhënat e inspektimit të tyre në mediat e Kosovës nga të cilat rezulton se gjatë inspektimit kanë gjetur 21 të punësuar pa kontrata pune, kurse në 649 raste punëtorët kanë punuar me orar të tejzgjatur që do të thotë se nuk është respektuar orari i punës.

Inspektorati i Punës ka raportuar për gjendjen në të cilën ndodhen mediat në Kosovë. Kryeinspektori i Punës Basri Ibrahimi tha se inspektimet janë bërë në 34 media të Kosovës.

Ai tha se në disa raste kanë hasur disa probleme duke përmendur 4 raste kur personat me aftësi të kufizuara nuk kanë pasur të drejta. Sipas tij janë identifikuar 21 persona pa kontrata pune. Ndërsa, një problem tjetër kanë qenë kontratat specifike, tha ai.

Sipas tij, gjatë inspektimeve kanë hasur edhe në probleme me orarin e tejzagjatur në 649 raste. Sa i përket aspektit të sigurisë dhe shëndetit, Ibrahimi tha se ka pasur të meta, por që janë sqaruar.

Ibrahimi tha gjobat se janë shqiptuar vetëm në tri raste. Ai shtoi se në disa raste gjatë inspektimit, kanë hasur në arrogancë të punëdhënësve medial.

Ibrahimi tha se numri i të punësuarve në media është 1896 dhe se prej tyre : 1177 janë femra dhe 719 meshkuj.

Inspektimet në mediat e Kosovës kanë filluar në muajin maj. Kryeinspektori Ibrahimi apelon tek të gjithë punëtorët medial, që të raportojnë rastet kur e drejta e tyre nuk respektohet. 

Komentoni