ShowBiz

Granit Xhaka bëhet romantik (Foto)

Granit Xhaka po vazhdon me sukses të luajë futboll te skuadra e Arsenalit.

Ai herë pas here po publikon imazhe prej seancave stërvitore me ekipin londinez.

Por, lojtari nuk po i lë anash as fotografitë me të bashkëshorten, Leonita Lekajn.

Mesfushori shqiptar së fundi ka publikuar një pozë në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e puthur Leonitën.

“Diamanti im dhe unë”, ka shkruar Xhaka duke i treguar të gjithëve se sa e çmon personin, me të cilin ka vendos ta ndajë jetën.

Ndryshe, Granitin do të mund ta shohim ditën e hënë në takimin mes Arsenalit dhe West Bromwich Albionin.

Komentoni