Sport

Golovkin vs Alvarez, ndeshja në Las Vegas mbyllet barazim (Foto)

Është mbyllur me barazim ndeshja mes boksierit kazak Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez.

Boksieri kazak Gennady Golovkin ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e mesme.

Një përballja e fortë me 12 raunde mes dy prej boksierëve më të mirë të kësaj peshe.

Një nga gjyqtarët i dha fitoren Golovkin (115-113), njëri i dha fitoren Alvarez (118-110), ndërsa njëri nga gjyqtarët e dha rezultatin barazim (114-114).

Golovkin mbrojti titujt kampionë bote në peshën e mesme dhe ky është barazimi i parë në karrierë pas 37 fitoresh.

Për Alavarez ky është barazimi i dytë në karrierë. Atij i numërohen 49 fitore e 1 humbje.

Boksierët konfirmuan menjëherë pas duelit revanshin.

 

Komentoni