ShowBiz

Gold AG të enjtën lanson videoklipin e ri

Gold AG do të publikojë të enjtën projektin e ri të tij.

“Djali i Ushtarit” titullohet projekti i Gold AG që pritet të vijë në mënyrë mjaft emocionale në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

Goldi shfaqet në një ndërtesë me arkitekturë të vjetër ku shihet me shumë pako të duhanit e ku paraqitet si shitës i duhanit.

Nuk dihet ende tema e saktë e këtij projekti, por duket se do të jetë një projekt i ndjeshëm që flet për situatën e bijve të atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Gold AG ka kohë që s’ka sjellë projekte të reja dhe pritet që të vijë me një seri këngësh në këtë vit.

Ai është prej artistëve më të kërkuar në diasporë dhe gjetiu duke mbajtur shumë koncerte.

Gold AG aktualisht është pa të dashur dhe jeta e tij private nuk është e diskutuar në media.

NESËR / 15 SHKURT / ORA 20:00 / VIDEOKLIPI MË I RI / DJALI I USHTARIT ….💣

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Komentoni