Kosova

Gjykata Supreme vendos për vrasësin e Zejnepe Berishës

Të gjeturat e hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” treguan se rastet tashmë të gjykuara apo të hetuara të vrasjeve të grave nga burrat ose ish-burrat tregojnë se shteti ende nuk ka arritur ta vendosë plotësisht drejtësinë në vend.

Vrasësi i Diana Kastratit është ende i lirë, ndërsa njëri nga rastet më të diskutuara në publik – ai i Zejnepe Berishës përfundoi me rritjen e dënimit vetëm pas protestave dhe presionit publik.

Siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë“, pretendimet e palës që përfaqëson të dënuarin për vrasjen e Zejnepes, Nebih Berisha, janë se prokuroria dhe gjykata nuk e kanë qartësuar deri në fund shkaqet që çuan në vrasjen që tronditi vendin.

Vendimi i Gjykatës Themelore dhe ai i Apelit sipas Esat Gutajt, avokati i të dënuarit për vrasjen e Zejnepes, janë dërguar në shkallën e tretë – në Gjykatën Supreme me pretendimet se nuk ka pasur gjykim të drejtë.

Në anën tjetër, avokatja e familjes së Zejnepe Berishës, Fehmije Gashi- Bytyqi, thotë se Gjykata e Apelit sipas ankesës së saj ka nxjerrë një vendim i cili nga 12 vjet burgim sa ishin caktuar nga Themelorja e ngrit dënimin në 17 vjet.

Ajo thotë se nuk i di detajet nëse prokurori në fazën e gjykimit në Themelore ka trajtuar çdo dyshim që ka mund të ngritët rreth rastit të vrasjes së Zejnepe Berishës.

Komentoni