Bota

Gjykata mbyll dyqanin Hallall sepse nuk shiste mish derri

Një gjykatë franceze ka urdhëruar që një dyqan hallall në Paris të mbyllet për shkak se nuk shiste mish derri dhe alkool.

Gjykata e Nanterre tha se dyqani hallall nuk plotëson nevojat e konsumatorëve.

Vendimi për mbylljen e “Good Price” në Colombes  erdhi të hënën. Dyqani nuk ka plotësuar kushtin e qirasë, sipas të cilit duhet të shërbejë si një “dyqan i përgjithshëm ushqimor”, raportoi La Liberation.

Gjykata urdhëroi ndërprerjen e qirasë së dyqanit dhe largimin e qiramarrësve. Përveç kësaj pronari duhet të paguajë 4.000 euro për autoritetet lokale në lidhje me shpenzimet ligjore.

Gjykata vendosi që pronari i dyqanit nuk kishte arritur të përmbushë nevojat e të gjithë banorëve të zonës së banimit.

Produktet me të cilat dyqani furnizohej ishin të kufizuara dhe nuk përputhej me konceptin e mallrave të përgjithshme.

Banorët vendas u ankuan se dyqani hallall nuk shërbente siç duhej dhe produktet hallall përbënin 96% të asaj që shitje.

Në rafe ishte pamundur që të gjeje shishe vere apo mish derri edhe pse qiraja ishte dhënë për një “dyqan ushqimor të përgjithshëm”.

Kur pronari i dyqanit u mor në pyetje i tha: “Është biznes, unë shikoj përreth dhe e vë në shënjestër atë që shoh”.

Komentoni