KosovaToplajm

Gjykata ia ndalon Enver Hasanit ngritjen e dilemave rreth imunitetit funksional e diplomatik

Ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i është ndaluar ngritja e dilemave rreth imunitetit funksional e diplomatik nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Atij i është kërkuar që të mos vazhdojë me zvarritje të gjykimit, i cili tashmë ka filluar kundër tij rreth akuzave për shkelje në kohën sa ishte në krye të Kushtetueses.

Këtë vendim, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, gjykata e ka nxjerrë pas kërkesës së Hasanit për të vlerësuar nëse është kompetente për të trajtuar këtë çështje penale.

Vendimin gjykata e ka arsyetuar duke thënë se pretendimet e tij nuk qëndrojnë dhe se ky gjykim duhet të zhvillohet njësoj si të tjerët.

Komentoni