Lajme

Gjykata e Apelit: Kishte rrezik që Azem Syla të ndikojë tek dëshmitarët

Gjykata e Apelit ka konfirmuar se është ndryshuar masa e sigurisë ndaj të pandehurit Azem Syla.

Përmes një njoftimi për media kjo gjykatë ka bërë të ditur se me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it, të enjten me 22.09.2016, ka marrë vendim lidhur me ankesën e prokurorit në lëndën e të pandehurit Azem Syla dhe të tjerët.

“Ankesa e Prokurorit të EULEX-it është miratuar dhe masa e sigurisë është ndryshuar. Gjykata e Apelit vlerësoi se rrethanat e veçanta tregojnë që ekziston rrezik i lartë i pengimit të procesit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, dhe lidhja e këtyre treguesve me të dyshuarin Azem Syla, andaj vendosi që ndaj tij të shqiptoi masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej dy muajsh”, thuhet në njoftim.

Lënda penale ka të bëjë me krimin e organizuar që është i lidhur me pronën e tokës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*