Kosova

Gjykata: Banesat e uzurpuara në Dardani të lirohen

Gjykata Themelore në Prishtinë sqaron për opinionin se në datën 19.09.2016 është vepruar në ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin 2005.

Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008.

Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që para 8 viteve.

Të gjitha palët që i tangon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen.

Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë.

Për qartësim-mos ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme është vepër penale.

Prandaj gjykata është duke vepruar në aplikim të dispozitave ligjore në fuqi. Dhe ky është obligim ligjor për gjykatën.

Komentoni