Lajme

Gjuriq pret kërkim falje nga Prishtina

Shefi i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se asnjë nga zyrtarët në Prishtinë ende nuk ka kërkuar falje për shkak se policia ndaloi veturën e tij, si dhe për “përpjekjet për dëbimin e tij nga Graçanica”.

Ndërkaq, duke komentuar deklaratën e zëvendësministrit të jashtëm, Valon Murtezaj, sipas së cilës Gjuriq nuk kishte respektuar marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve nga Beogradi dhe se kjo ishte arsyeja e ndalimit të tij, Gjuriq theksoi se nuk është e vërtetë.

“Askush nuk mund të ma kufizojë lëvizjen në Kosovë, as nuk do të pajtohesha për një gjë të tillë”, tha ai për gazetën serbe “Politika”.

Sipas Gjuriqit, ai që u përpoq ta arrestoj, bëri përpjekje të “ndal” paqen, dialogun, bashkëjetesën, një jetë më të mirë dhe mbi të gjitha një të ardhme më të mirë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*