Kosova

Gjuriq: Normalizim raportesh, para kërkimfaljesh

Kërkimfalja e Serbisë për krime të luftës duhet të ndodhë përmes një dialogu dhe stabilizimi të raporteve ndërmjet të dyja vendeve, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për RTK.

Të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë duhet lënë pas. Kështu ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke shtuar se kjo e kaluar e lënë pas është në interes si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Për kërkim faljen e Serbisë ndaj viktimave të luftës, Gjuriq në një intervistë për RTK, tha se ajo duhet të ndodh përmes dialogut dhe se të kërkosh falje për marketing është lojë, duke shtuar se nuk duhet të luhet me viktima. Gjithashtu ai tha se procesi i paqes dhe qetësisë të bëhet në mënyrë të sinqertë.

Gjuriq gjithashtu tha se Kosova dhe Serbia duhet të tentojnë të stabilizojnë raportet.

Lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Gjuriq tha se dialogu është vërtetë i vështirë , ku në këtë dialog përfaqësojnë qëllimet e shtetit të tyre, e që nganjëherë qëllimet e Kosovës dhe Serbisë kanë ndryshime.

Madje ai ka shtuar se qëllimi i Beogradit është që t’i shërbejë përafrim të gjërave që ofrohen, ku ka theksuar se duhet të hapen shtigjet e bashkëpunimit mes dy shteteve asaj të Serbisë dhe Kosovës.

Sa i përket Kishës Ortodokse Gjuriq tha se më mirë do të ishte që fjalën të japin përfaqësuesit fetar e jo ata politik.

Ndërsa, në lidhje me mos votimin e Demarkacionit me Malin e Zi në seancën plenare të 1 shtatorit, ku është thënë se kjo ishte shkak i mungesës së deputetëve të Listës Serbe, ai tha se Lista Serbe nuk është fajtore që ka dështuar votimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Komentoni