Lajme

Gjuriq: Ne kemi nevojë nevojë për më shumë bisedime me Prishtinën

Ai e ka përshkruar si pozitiv raundin e fundit të bisedimeve.

Raundi i fundit i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivel të ekspertëve, i cili ka përfunduar sot herët në mëngjes pas 19 orëve negociatash, ishte i mirë dhe pozitiv për Beogradin, ka thënë drejtori i Zyrës së Serbisë në Kosovë, Marko Gjuriq.

“Ne kemi luftuar për zbatimin e duhur dhe efektiv të marrëveshjes për komunitetin e komunave serbe, telekomunikacionit dhe urës në Mitrovicë. Ne kemi mbrojtur interesat tona dhe kemi rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet në periudhën e ardhshme”, ka thënë Gjuriq në Bruksel menjëherë pas përfundimit të një raundi të bisedimeve që zgjati deri në orën 4 të mëngjesit, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi nevojë për më shumë bisedime”, ka shtuar Gjuriq.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*