Lajme

Gjuriq: Është penguar suspendimi i tabelave serbe në Kosovë

Beogradi duket të jetë i kënaqur me Marrëveshjen e arritur sonte në Bruksel rreth përdorimit ë tabelave me regjistrimin serb.

Të paktën kështu ka thënë udhëheqësi i delegacionit nga Serbia, Marko Gjuriq.

Ai, njofton agjencia tanjug, ka theksuar se marrëveshja e harmonizuar e ka ndryshuar marrëveshjen më të keqe për Serbinë bërë në vitin 2011, e cila, ka thënë ai, parashihte suspendimin e tabelave me regjistrim serb në Kosovë, ndalimin e dhënies së tabelave të regjistrimit të Serbisë në Kosovë si dhe suspendimin e dhënies së tabelave neutrale me shenjën KS.

”Kemi penguar që tabelat në të cilat shkruan RKS dhe që kanë stemën e Kosovës të mos hyjnë në territorin e Serbisë dhe ato të mbulohen me një shirit të bardhë. Kjo do të vlejë edhe për tabelat serbe në Kosovë ndërsa zbatimi i saj do të nisë më 15 nëntor”, ka thënë ai.

Regjimi i mbulimit të simboleve nuk do të vlejë në veriun Kosovës, ka sqaruar Gjuriq.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*