Kosova

Gjuriq: E ardhmja e Serbisë e lidhur me fatin e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë – Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Graçanicë se e ardhmja e Serbisë është e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës, dhe se përpjekja do të vazhdojë së bashku me banorët serb të kësaj ane për mbijetesën e tyre në këto kohë të vështira, shkruan tanjug.

Ai po ashtu shtoi se para tyre qëndrojnë disa muaj të vështirë në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin dhe marrëdhëniet me Prishtinën.

Gjuriq së bashku me bashkëpunëtorët e tij mori pjesë në meshë, me rastin e festës ortodokse për lindjen e Nënës së Shenjtë dhe kremtimin e ditës së Komunës së Graçanicës.

Ai ka shtuar se në Kosovë nuk ka hapësirë as edhe një milimetër për mosmarrëveshje në mesin e serbëve, por ka vend për matjen e cilësisë së punës së të gjithëve dhe për të kërkuar llogari.

Komentoni