Lajme

Gjuriq: Dialogu ka sëmundje kronike

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se çështja e statusit të Kosovës mbetet një pikë e përhershme e mosmarrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se “dialogu që nga fillimi ka një sëmundje kronike, dhe kjo është fakt pasi që sipas tij “të dyja palët nuk e kanë të njëjtin interes”.

Ai në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” dhe portalin e Ballkanit të Evropës Perëndimore, e cila është realizuar para raundit të fundit të dialogut për Telekomunikacionin, ka thënë se Prishtina është duke u përpjekur që të abuzojë me çdo marrëveshje politike dhe mediat për forcimin e Pavarësisë së Kosovës dhe se përpjekjet e tilla kanë një ndikim negativ në dinamikën e bisedimeve dhe implementimin e atyre për të cilat është rënë dakord, transmeton Klan Kosova.

Gjuriq ka shtuar se politikanët në Prishtinë së fundi duke marrë pjesë në një fushatë, përmes së cilës po përpiqen të bindin komunitetin ndërkombëtar se dialogu në Bruksel është i pasuksesshëm dhe kjo është edhe arsye për t`i bërë presion Serbisë për njohjen e Pavarësinë së Kosovës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*