Kosova

Gjuriq: Deklarata e Izetbegoviqit për Kosovës është skandaloze

Marko Gjuriq thotë se deklarata e anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës është “skandaloze dhe shokuese”.

“Sigurisht që kjo nuk do të mbetet pa përgjigje”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Gjuriq ka shtuar se autoritetet kompetente të Serbisë së shpejti do të gjejnë mënyra për të dhënë, siç thotë ai, përgjigjen e duhur ndaj “deklaratës tronditëse dhe skandaloze të Izetbegoviq”.

Komentoni