Lajme

Gjuriç: Çerek milioni serbë kanë “braktisur” Kosovën

Marko Gjuriç, drejtori i zyrës për Kosovën, vazhdon ta përsërisë shifrën e shpikur të Beogradit për numrin e serbëve që e kanë braktisur Kosovën.

Sipas tij, rreth 250 mijë serbë kanë braktisur Kosovën dhe është shprehur se gjenocidin e kanë bërë UÇK dhe ish-komandantët e saj të sotëm. 

Dhe për këtë, Gjuriç thotë se e dëshmojnë afër 250 mijë serbë që për t’i shpëtuar shfarosjes, kanë qenë të detyruar ta braktisin Kosovën.

Marko Gjuriç është shprehur kështu duke polemizuar intervistën e Thaçit i cili ka thënë se Kosova do ta ndjekë penalisht në Gjykatën Ndërkombëtare gjenocidin që regjimi i Slobodan Milosheviçit ka bërë kundër shqiptarëve.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*