Kosova

GjThP: Vendimi i plotfuqishëm për lirimin e pronave të uzurpuara

Gjykata Themelore në Prishtinë rikujton opinionin se vendimet për lirimin e pronave të uzurpuara janë të plotfuqishëm duke iu referuara edhe rastit në datën 19.09.2016 në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara në Dardani. Sipas tyre këto raste gjykata ka filluar ti trajtojë që në vitin 2005.

“Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008. Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që para 8 viteve”.

GjThP rikujton se të gjitha palët që ju takon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen.

”Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë”.

Për qartësim-mos ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme është vepër penale. Sipas tyre Policia e Kosovës është duke vepruar në përkrahje të Gjykatës për zbatimin e aktgjykimeve të plotfuqishme. /KI/

Komentoni