Lajme

Linja Paris-Prishtinë dhe anasjelltas, e rëndësishme për biznesin dhe turizmin

Sot ka filluar fluturimi i parë i linjës Paris-Prishtinë-Paris.

Në terminalin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka ateruar aeroplani i parë i linjës direkt nga kryeqyteti francez.

Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, tashmë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilët udhëtuan të parët me këtë linjë.

Në këtë ngjarje ka qenë edhe ministri i Diasporës Valon Murati.    

Ai e ka konsideruar këtë ngjarje si të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Francë, si dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Francës në fushën e biznesit.

Ndërkaq ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi shpreson që kjo linjë të ndikojë në turizmin e qytetarëve si nga Kosova ashtu edhe nga Franca.

Ambasadori i Francës në Kosovë Dider Chabret me të arritur në Kosovë me linjën e parë tha se mirëpret shqiptarët në Francë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*