Shëndetësia

Gjithçka duhet të dini për obezitetin

Epidemia e obezitetit është përhapur shumë në këto pesë vitet e fundit, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Parashikimet e reja tregojnë rritje të vazhdueshme të obezitetit në të gjitha vendet e studiuara. Këtu janë disa gjëra që duhet të dini:

1- Një në dy të rritur dhe një në gjashtë fëmijë janë mbipeshë ose obezë në vendet OECD (35 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë).

2- Përqindja e obezitetit te të rriturit është më e madhe në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Zelandë e Re, Hungari ndërsa më pak janë në Japoni dhe Kore.

3- Numri i personave obezë parashikohet të rritet deri në vitin 2030, ndërsa Koreja dhe Zvicra janë vendet ku parashikohet që të ketë një rritje me ritëm të shpejtë të personave obezë.

4- Në gjysmën e 8 shteteve ku është kryer një studim, femrat më pak të arsimuara janë ato që janë mbipeshë.

5- Në vitet e fundit, disa shtete si Belgjika, Kili, Finlanda, Hungaria dhe Meksika kanë rritur çmimet e produkteve të dëmshme në mënyrë që njerëzit të hanë shëndetshëm.

6- Zhvillimet e reja në komunikim përfshijnë një koncept të ri për etiketat e ushqimeve që të ndërgjegjësojë publikun rreth produkteve jo të shëndetshme, sidomos ato për fëmijë.

7- Tani ka ndërhyrje në mjediset e shkollës që japin zgjidhje për të trajtuar obezitetin.

 

Komentoni