Lajme

Gjinovci: Të shtunën fillon vaksinimi i lopëve, pa pagesë

Valdet Gjinovci, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë të ditur në një intervistë për Ora e Fundit në Klan Kosova se nga nesër do të fillojë vaksinimi i lopëve nëpër të gjithë territorin e Kosovës, për shkak të sëmundjes gungore.

“Me mbështetjen e Qeverisë dhe dikastereve qeveritare është mundësuar vaksinimi i të gjitha gjedhëve në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Gjinovci.

“Vaksinimi do të bëhet pa pagesë. Aksioni do të fillojë nesër dhe do të realizohet në tërë Kosovën, prandaj fermerët mos të kenë merak, sepse të gjitha gjedhët do të vaksinohen vend për vend e fshat për fshat”.

“Plani është dinamik dhe do të shkojë gjithçka mbarë e mirë. Janë angazhuar edhe ekspertët e fushës dhe do të bashkëpunojnë me fermerë”.

Gjinovci ka treguar se sëmundja gungore e lopëve nuk ka prekur vetëm Kosovën, por edhe vendet e rajonit dhe se është një sëmundje e re, por që “situata është menaxhuar në mënyrë profesionale dhe kemi arritur të sigurojmë vaksinimin”.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-it pohoi se në tërë territorin e Kosovës janë 200 lopë të prekura nga sëmundja dhe rreth 1000 që kanë treguar disa nga simptomat fillestare të sëmundjes.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*