Ekonomi

Gjilan: Forum i bizneseve nga Diaspora dhe nga Kosova për zhvillim ekonomik

Komuna e Gjilanit ka organizuar një forum të bizneseve nga Diaspora dhe atyre vendore me qëllim të nxitjes së investimeve.

Në këtë forum kanë marrë pjesë investitorë aktual dhe potencial nga diaspora dhe nga Kosova. Po ashtu i pranishëm ka qenë, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, si dhe ministri i Diasporës Valon Murati.

Në këtë takim janë biseduar kushtet dhe mundësitë e investimeve, koordinimi i palëve mes veti për lehtësuar procesin e investimeve, si dhe shumë çështje tjera lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës në përgjithësi dhe të komunës së Gjilanit në veçanti. /KI/

Komentoni