Ekonomi

Gjermania të angazhohet më shumë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Presidenti i Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman Friedbert Pflüger me bashkëpunëtorë ka vizituar Komunën e Mitrovicës.

Ai është pritur nga nënkryetari i Komunës Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim Pajazit Hajzeri. Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Në fund të takimit, Presidenti i kësaj shoqate i shoqëruar nga nënkryetari Kamberi ka vizituar urën kryesore mbi Ibër, për të parë nga afër punimet në rivitalizimin e saj. /KI/

Komentoni